Hoxha i përgjigjet këngëtares që tha se ai ka kthyer femrën në skllave seksi (Video)

Këngëtarja Barbana Dini përmes një postimi të bërë në rrjetet sociale ka akuzuar hoxhën Elvis Naçi për rikthim të femrës në skllave seksi.

ShowBiz

29/09/2017 11:58

Kjo akuzë e saj erdhi kur hoxha në një ligjeratë të tij, tha që femra nuk duhet të ketë 150 kile por duhet të zbukurohet për bashkëshortin e saj, shkruan lajmi.net

“Elvis Naçi më zhgënjeve! Ti nuk je asgjë tjetër perveçse një avokat i meshkujve që tradhtojnë! Ti nuk bën asgjë më shumë, vetëm po perpiqesh që fajtorët t’i kthesh në viktima dhe viktimat në fajtorë. Në bazën e harmonisë së një familjeje nuk mund të jetë dieta dhe kthimi i gruas në skllave seksi për burrin. Femra që predikon ti nuk ka lidhje me Shqipërinë” ishte reagimi i Barbanës.

E pas këtyre akuzave, përmes një video të hedhur në Facebook, Elivisi sqaroi se ligjërata e tij u keqkuptua dhe shkëputi një pjesë ku tregon për rëndësinë e gruas në Islam.

Sipas teologut, gruaja në Islam është ‘Xheneti’ në tokë!/Lajmi.net/