Hoxha: Hapi i parë për luftimin e ekstremizmit është pranimi si problem në shoqëri

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha ka marr pjesë në hapjen e punëtorisë me temën “Ekstremizmi i dhunshëm në burgje” të organizuar nga ICITAP.

Lajme

22/03/2017 14:02

Ajo ka thënë se kjo është një fillim i mbarë i një pune të vazhdueshme për Shërbimin Korrektues të Kosovës, drejt menaxhimit të problemit të terrorizmit dhe ekstremizmit në burgje dhe qendra të paraburgimit.

Hoxha është shprehur se hapi i parë për luftuar terrorizmin dhe ekstremizmin, është njohja dhe pranimi i tij si problem në shoqërinë tonë.

“Në hapjen e punëtorisë me temën “Ekstremizmi i dhunshëm në burgje” të organizuar nga ICITAP, theksova se është fillim i mbarë i një pune të vazhdueshme për Shërbimin Korrektues të Kosovës, drejt menaxhimit të problemit të terrorizmit dhe ekstremizmit në burgje dhe qendra të paraburgimit”

“Hapat e parë për të luftuar këtë fenomen, është që ta njohim dhe ta pranojmë si problem prezent në shoqërinë tonë. Mirëpres edhe nga kjo punëtori të sjell përfundime dhe të kontribuojë në gjetjen e mekanizmave kundër radikalizmit në institucionet tona korrektuese”, ka shkruar Hoxha në facebook./ Lajmi.net/