Hoxha bisedë telefonike me Hahn: Kosova do të avancojë në rrugën drejt BE-së

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, pati sot një bisedë telefonike me Komisionarin Hahn, me të cilin diskutoi për Strategjinë e zgjerimit dhe hapat e ardhshëm të Kosovës në procesin integrues. Ministrja Hoxha e njoftoi Komisionarin Hahn se Kosova ka mirëpritur Strategjinë e Zgjerimit dhe përfshirjen e Kosovës në të.

Lajme

09/02/2018 14:59

“Integrimi jonë në BE nuk ka alternativë dhe neve na mbetet t’i kryejmë detyrat tona ku ende kemi shumë punë për të bërë”, theksoi Ministrja Hoxha.

Po ashtu, Ministrja Hoxha e njoftoi Komisionarin Hahn se Kosova mbetet e përkushtuar në rrugën drejt integrimit dhe Strategjia e Zgjerimit është një konfirmim se BE-ja e sheh Kosovën pjesë të familjes evropiane.

Ministrja Hoxha e njoftoi Komisionerin Hahn për implementimin e Agjendës Evropiane të Reformave dhe punën e Ministrisë së Integrimit që të përshpejtojë reformat duke punuar ngusht me të gjitha institucionet relevante.

Ne anën tjetër, Komisionari Hahn, falënderoi Ministren Hoxha për angazhimin e saj, për dinamizimin e procesit integrues dhe kërkoi që Kosova të përmbush detyrimet e veta dhe të avancojë sa më parë me implementimin e MSA-së. /Lajmi.net/