Hoxha: Barazia gjinore të jetë prioritet për të gjithë sektorët

Me rastin e lansimit të analizës gjinore në Kosovës, Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha mbajti fjalë rasti ku ishin të pranishme përfaqësueset e Rrjetit të Grave të Kosovës dhe përfaqësues të Zyrës së BE-së, në krye me shefen e kësaj zyreje, Nataliya Apostolova, theksoi rëndësinë e  përkrahjes së vazhdueshme për Kosovën nga Bashkimi Evropian.

Lajme

03/10/2018 16:10

Nëpërmjet Instrumentit të Para-anëtarësimit, IPA, periudhën 2007-2013, Kosova ka marrë vlerë prej mbi 600 milionë euro, dhe për periudhën aktuale financiare të BE-së, 2014-2020, presim që, deri në fund të saj, të kemi shumën e njëjtë të financimit, me mundësi edhe rritjeje.

“Gjatë kësaj kohe, ne kemi integruar elementet e harmonisë gjinore në të gjitha dokumentet planifikuese sektoriale, duke përfshirë sektorët sikurse Sundimi i Ligjit dhe të Drejtat e Njeriut, Energjia, Bujqësia, Mjedisi, Reforma e Administratës Publike, Menaxhimi i Financave Publike si dhe Konkurrueshmëria dhe Inovacioni”, theksoi Hoxha.

“Gratë e Kosovës kanë arritur suksese të dukshme, janë avancuar në universitete, në nivelin e punësimit në biznes, kulturë, art dhe fushat tjera, theksoi Ministrja Hoxha dhe shtoi se gra të jashtëzakonshme kanë siguruar rrugën që zëri i tyre të dëgjohet duke shfrytëzuar talentin e tyre edhe për fuqizimin ekonomik të grave, si parakusht për zhvillimin ekonomik e social të shoqërisë”, theksoi Hoxha dhe shtoi se si Koordinatore Kombëtare e IPA-s, do të vazhdojë përpjekjet për arritjen e harmonizimit gjinor në kuadër të fondeve IPA.

Gjatë punës tonë me fondet e IPA-s, theksoi ministrja e Integrimit Evropian, “kemi ndërtuar një model të suksesshëm të bashkëpunimit me qëllim të harmonizimit gjinor që mund të përdoret si shembull edhe për institucionet tona në kuadër të proceseve të tjera”.