“Houbble” thyen rekord, ‘Arusha e Madhe‘ ashtu siç nuk e keni parë kurrë

Teleskopi “Houbble” ka thyer rekordin e fotografimit të hapësirës, duke regjistruar së fundi një galaktikë me rezolucion shumë të lartë.

Auto & Tek

05/03/2016 00:39

“Houbble” regjistroi GN-z11, siç njihet sot Arusha e Madhe, një galaktikë 13.4 miliardë vite dritë larg. Në fillim thuhej se ajo ndodhej 400 milionë vite dritë larg, por ishte “Houbble” ajo që e hodhi poshtë këtë përfundim.

Në tetor të vitit 2015, studiuesit njoftuan se kanë rritur aftësitë e “Houbble” përtej limiteve të shkencës sot.

“Ne kemi bërë hapa të mëdhenj në kohë, duke shkuar përtej asaj që ‘Houbble’ mund të bënte. Ne shohim sot që teleskopi na tregon më shumë për galaktikën, për moshën e së cilës deri tani dinim vetëm tre për qind”, tha drejtori i qëndrës kërkimore Pascal Oesch në Universitetin e Yale-t./lajmi.net