Hoti: Veseli mendon se duhet të reduktohet numri i ministrive

Zëvendësministri i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Rexhep Hoti ishte i ftuar në Zona B të Klan Kosovës.

Lajme

30/05/2016 22:12

Ai duke folur për formatimin e Qeverisë ka thënë se PDK dëshiron një formatim substancial.

“Është e vërtetë, është një paralajmërim që është bërë e qartë që PDK dëshiron një formatim substancial. Ne dëshirojmë që gjërat të bëhen edhe më mirë”.

“Partia Demokratike është e gatshme të bëhet riformatimi substancial dhe programor. Kujtoj se ajo që është substanciale nuk është fare relevante se ku do të shkojnmë ministrat”.

Ai është shprehur se me rëndësi është që të krijohet një zgjidhje dhe jo se si do të bëhet ndarja e ministrive.

“Duhet të merremi vesh për ndryshime, duhet të jenë 10 deri 12 ministri dhe kryetari i PDK-së mendon se duhet të reduktohet numri i ministrave. Duhet të jenë 12 deri në 14 ministri maksimalisht”./klankosova