Hoti tregon nëse Haradinaj mund të ekstradohet nesër sipas Konventës për Ekstradim

Me dekret të presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani, të hënën ka marrë shtetësinë shqiptare ish-kryeministri i Kosovës dhe lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Lajme

26/04/2017 17:27

Mirëpo, marrja e shtetësisë shqiptare hapi debatin se Haradinaj mund të ekstradohet në Shqipëri. Serbët thanë se Haradinaj nuk mund të ekstradohet në Shqipëri pasi Serbia po e kërkon atë.

Ndërsa, profesori i së Drejtës Ndërkombëtare, Afrim Hoti i tha lajmi.net, se Franca nuk ka të drejtë sipas Konventës për Ekstradim, të ekstradojë shtetas të huaj. Pra, profesori tha se Haradinaj është shtetas i Kosovës dhe se Franca nuk mund ta ekstradojë atë në Serbi.

“Konventa për të ekstradim e 1957 nuk lejon që shtetet të ekstradojnë shtetasin e huaj. Haradinaj është shtetas i Kosovës dhe nuk ka të drejtë, sipas konventës, Franca ta ekstradoj në Serbi”, u shpreh Hoti.

Sipas profesorit të së Drejtës Ndërkombëtare, ekziston vetëm një rrezik, “sepse Serbia thotë se është shtetas i imi, shtetas i Serbisë, mbi këtë bazë ekziston rreziku me e ekstrau”.

“Përndryshe në rrethana normal kur është shtetas i Kosovës ose në këtë rast i Shqipërisë, pasi është edhe anëtare e Europol-it, Franca nuk ka të drejtë të dorëzoj shtetasin e huaj”, tha në fund Afrim Hoti. /Lajmi.net/

Lexoni edhe:

Nesër në ora 9 dihet gjithçka për Ramush Haradinajn