Hoti thotë se shumica e partive i janë përgjigjur ftesës për tryezën e së mërkurës

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdulla Hoti, ka se shumica e partive politike e kanë konfirmuar pjesëmarrjen në tryezën e thirrur nga LDK-ja, që mbahet të mërkurën në orën 13:00 në Kuvendin e Kosovës.

Lajme

24/04/2018 15:22

Kjo tryezë e thirru nga LDK ka për qëllim caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme, për të tejkaluar krizën politike sipas LDK-së.

“LDK-ja vlerëson se vendi ka hyrë në krizë institucionale dhe politike, veçanërisht pas humbjes së shumicës në Kuvendit e Kosovës të koalicionit qeverisës. Si rezultat i kësaj gjendjeje, temat e rëndësisë nacionale nuk mund të adresohen, prandaj, për të dalë nga kjo situatë, zgjedhjet e parakohshme janë të domosdoshme”, ka shkruar Hoti.

Ai ka treguar se është në interes për qytetarët që  partitë politike të arrijnë koncensus lidhur me:

(i) Temat e rëndësisë nacionale,

(ii) Parimet që duhet ndjekur në adresimin e këtyre temave, pavarësisht kush qeveris, si dhe

(iii) Përgatitjet e nevojshme për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme të lira dhe demokratike, për të nxjerrë një qeveri stabile të një shumice./Lajmi.net/