Hoti thotë se seanca nuk duhet të nis pa i pas votat e sigurta

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se nuk duhet të nis seanca e Kuvendit pa qenë të sigurt se demarkacioni do të kalojë.

Lajme

23/02/2018 10:55

Ai ka thënë se LDK e voton këtë marrëveshje, por ka kërkuar largimin e raportit të Bulliqit, që të jetë ankesë i veçantë.

“Sot jemi mbledhur për një çështje të rëndësishme pas 3 vjet pritje, për ti dhënë rrugë një çështje.

Unë ende shoh deputetë që nuk reflektojnë karshi demarkacionit. Që nga dita kur është nënshkruar më 2015, ne jemi për këtë marrëveshje. Ne kemi përkrahur edhe deklaratën e dy presidentëve, që lejon hapësirë për korrigjim. Ne ju kemi dhënë opsionin dje partive të shumicës. I kemi bërë të çart pozicionin tonë karshi kësaj. Të gjitha raportet të kalojnë për njoftim dhe sipas ndërgjegjeje së tyre. Ne nuk duhet të nisim seancën pa qenë të sigurt se kalon”, ka thënë Hoti.