Hoti: Thaçi përgjegjës për vonesat e konstituimit të institucioneve

Kandidati për kryeministër nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, e ka bërë përgjegjës presidentin e vendit, Hashim Thaçi, për vonesat në konstituimin e institucioneve.

Lajme

20/07/2017 20:14

Hoti thotë se Thaçi është dashur ta thërras seancën konstituive të Kuvendit para dy javësh.

“Ai është përgjegjës për vonesat në konstituimin e institucioneve”, ka thënë për Telegrafin.

I pyetur se a do të marr pjesë LDK, në takimin konsultativ të ftuar nga Presidenti Thaçi ai tha se ende nuk kanë vendosur.

Ndryshe, takimi konsultativ i thirrur nga presidenti, Hashim Thaçi, do të mbahet të hënën në orën 10:00, në Kuvendin e Republikës së Kosovës.