Hoti: Të shpërbëhet Kuvendi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se sot kanë dështuar shumica e mbledhjeve të komisioneve parlamentare për mungesë të deputetëve të koalicionit PAN.

Lajme

14/11/2018 15:43

Sipas tij e udhës do të ishte që partitë politike të ulen së bashku për të shpërbërë Kuvendin.

Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka thënë se kjo formë e qeverisjes duhet të mbarojë sepse po dëmton çdo proces në vend, përcjell lajmi.net.

Ky është postimi i plotë:

Sot kanë dështuar shumica e mbledhjeve të komisioneve parlamentare për mungesë të deputetëve të koalicionit PAN.

E udhës do të ishte që partitë politike të ulen së bashku për të shpërbërë Kuvendin. Kosova meriton të ketë institucione legjitime, të besueshme, që janë në krye të detyrës. Kjo formë e qeverisjes duhet të mbarojë sepse po dëmton çdo proces në vend.