Hoti takohet me përfaqësuesit e FMN-së, flasin për buxhetin e viti 2019

Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka pritur sot në takim Stephanie Eble, Shefe e Misionit për Kosovën pranë FMN-së.

Lajme

24/10/2018 15:14

Gjatë takimit Hoti, informoi përfaqësuesit e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për zhvillimet ekonomike dhe politike në vend. Po ashtu, temë bisede ishte edhe stabiliteti fiscal i vendit si dhe Buxheti për vitin 2019.

Me këtë rast  Hoti ngriti shqetësimet e tij dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës lidhur me shpenzimet e parasë publike nga ana e Qeverisë pa përfillur asnjë kriter ligjor, si dhe për stagnimin e reformave ekonomike dhe të skemave sociale, njofton kumtesa, përcjell lajmi.net.

Hoti gjithashtu siguroi Eble se si Grup Parlamentar do të kujdesen për stabilitetin financiar të Kosovës.

Ndërsa, shefja e Misionit për Kosovë, Stephanie Eble e vlerësoi lart përkushtimin e  Hoti së bashku me anëtaret e tjerë të Grupit Parlamentar të LDK- së për punën në përmirësimin e kushteve ekonomike ne vend si dhe për politika konstruktive karshi partnerëve ndërkombëtarë posaçërisht karshi Fondit Monetar Ndërkombëtarë. /Lajmi.net/