Hoti shpalos programin për bujqësi para fermerëve të Rahovecit

Kandidati për kryeministër i koalicionit LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, ka zhvilluar një takim me fermerë nga komuna e Rahovecit.

Lajme

24/05/2017 11:46

Hoti para fermerëve ka thënë se qëllimi i kësaj vizite është që të bashkërendojnë dhe qartësojnë së bashku programin qeverisës për bujqësi.

Ai tha se nëse Qeveria e ardhshme udhëhiqet nga ai, do t’i kushtojë vëmendje më të madhe sektorit të bujqësisë, raporton Ekonomia Online.

“Unë sot jam në Rahovec ka bujqësia është aktiviteti kryesor ku bujqit sigurojnë të ardhurat. Ju garantoj se në qeverisjen e ardhshme pas 11 qershorit, vëmendje të madhe do të ketë sektori i bujqësisë”.

“Unë jam këtu që t’i shpalos tri pika: E para do ta trefishojmë buxhetin për bujqësi, do të subvencionojmë tokat bujqësore, e dyta ka të bëjë renovimin e pajisjeve për punimin e tokave për dy vite të para të qeverisëses dhe do t’i ndërrojmë pajisjet”, ka thënë Hoti.

Hoti me këtë rast rreth 100 fermerëve që ishin prezent ua kumtoi edhe një lajm të gëzueshëm.

“Sot e kemi marrë një lajm nga Banka Botërore dhe është aprovua strategjia prej 210 milionë euro për pesë vitet e ardhshme për ti ndihmuar Kosovës dhe pjesa më e madhe e kësaj shkon në bujqësi, ju garantoj se subvencionet do të shkojnë drejt të bujqit”, ka thënë ai.