Hoti reagon për shtimin e numrit të këshilltarëve në MZHR

Avdullah Hoti ka reaguar ndaj vendimit për rritjen e numrit të këshilltarëve në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal.

Lajme

12/02/2019 15:18

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka reaguar ndaj vendimit për rritjen e numrit të këshilltarëve në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, duke thënë se kjo nuk mund të quhet ndryshe përveç si plaçkë e atyre që kanë në dorë buxhetin e qytetarëve.

Postimi i plotë në Facebook:

Vazhdon plaçkitja e buxhetit nga Qeveria e PAN-it Sot në mbledhjen e Qeverisë u rrit numri i këshilltarëve në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, e cila edhe ashtu nuk ka kuptim të ekzistojë. Po ashtu, sot u caktua edhe një koordinator nacional kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit, megjithëse janë forcat e rendit dhe njësitë e specializuara kundër terrorizmit. Kësaj nuk i thonë ndryshe veçse plaçkë derisa e kanë në dorë buxhetin e qytetarëve. /Lajmi.net/