Hoti pretendon se Komisioni për Matjen e Territorit është shitur për para dhe pushtet

Deputeti i Nismës për Kosovën, Enver Hoti pretendon se Komisioni për Matjen e Territorit është shitur për para dhe pushtet.

Lajme

21/02/2017 21:49

Ai me anë të një postimi në facebook e ka cilësuar si skandal matjen e territorit që sipas tij është bërë pa përcaktimin e kufinjëve, transmeton lajmi.net

“Prandaj duke parë rrethanat e krijuara pas raporitit të këtij grupi të shitur për pak para e pushtet, të prirë nga pa kurrizori Hivzi Islami. Ne dhe qytetarët e Republikës së Kosovës kemi vetëm një rrugë e ajo është mobilizimi gjithë popullor që nëpër mes protestave paqësore ta mbrojmë territorin e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Enver Hoti në facebook.

Lexo postimin e plotë:

Tentimi për kinse matjen e territorit pa pasur përcaktimin e qartë të kufinjëve së paku me tre shtete fqinjë, është më shumë se skandal.

Këtë tentaivë e bënë vetëm një qeveri e pa përgjegjëshme duke instrumentalizuar një grup njerzish të pa dinjitet.

Prandaj duke parë rrethanat e krijuara pas raporitit të këtij grupi të shitur për pak para e pushtet, të prirë nga pa kurrizori Hivzi Islami.

Ne dhe qytetarët e Republikës së Kosovës kemi vetëm një rrugë e ajo është mobilizimi gjithë popullor që nëpër mes protestave paqësore ta mbrojmë territorin e Republikës së Kosovës.

Për ndryshe, të gjithë bëhemi pjesë e humbjes së territorit.