Hoti: Premtimet për temat e mëdha nga kjo Qeveri kanë mbetur vetëm fraza

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdulla Hoti në debatin parlamentar për 100 ditshin e punës së Qeverisë, ka thënë se ky debat është për 180 ditshin e punës së kësaj qeverie.

Lajme

14/03/2018 10:42

Ai ka thënë kjo qeveri ka ardhur në pushtet me premtime për marrjen me temat e mëdha”, por që ato kanë mbetur vetëm fraza.

“Koalicioni e ka nisur me pritme të mëdha, Formimi i Ushtrisë, kthimi i kufirit me Malin e Zi në Çakorr, liberalizmi i vizave për 90 ditë, zgjidhja e problemit për Trepçë etj, të cilat kanë mbet vetëm fraza”, ka thënë ai, transmeton lajmi.net.

Hoti ka folur edhe për vendimet për falje të borxheve, mos zbatimin e premtimit për Sindikatën e Arsimit.

Ai ka përmendur edhe nismën për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, që sipas tij do të izolonte Kosovën.

Hoti ka thënë se kjo qeveri nuk di dhe as nuk duhet të udhëheq. Sipas tij, Qveria Haradinaj, nuk mund të udhëheq me proceset integruese.

Ai ka bërë thirrje që pas ratifikimit të demarkacionit të dorëhiqet kjo qeveri./Lajmi.net/