Hoti: Po përgatitim strategji për rrëzimin e Haradinajt

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se partia e tij po përgatit strategjinë e veprimit për të ndalur menaxhimin e keq të Qeverisë nga Ramush Haradinaj, megjithatë ka lënë të kuptohet se ky tentim për ndaljen e keq qeverisjes mund të zgjas edhe me muaj.

Lajme

16/07/2018 21:09

Sipas tij LDK-ja do të jetë një opozitë e fuqishme në Kuvendin e Kosovës.

Reagimi i plotë:

Sot me Grupin Parlamentar te LDK-se po pergatisim strategjine e veprimit te Grupit tone per javet dhe muajt e ardhshem.

Grupi eshte i vendosur per opozite te fuqishme dhe ndalje te kesaj keqeverisje.

Sjellja jone ne seanca do te jete e qarte dhe e vendosur. Vullneti ekziston dhe mbeshtetja qytetareve nuk ka qene asnjehere me e madhe.