Hoti: Platforma LDK-AKR-Alternativa do ta zhvillojë vendin

Kandidati për kryeministër nga radhët LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, ka thënë se platforma e tyre u ofron programin më të mirë qytetarëve të Kosovës për një jetë më mirë.

Lajme

03/06/2017 20:49

Hoti në debatin e Radio Televizionit të Kosovës (RTK) “Zgjedhjet në Kosovë”, tha se ky program është për ta zhvilluar ekonominë e Kosovës.
Ai është shprehur se do të punojë që kjo ofertë të merr besimin qytetarë. “Në mandatin tonë do të arrijmë të realizojmë buxhetin në 3 miliardë”, ka theksuar ai. Sipas tij, dëshmia për të bërë këtë është, kjo pasi që siç tha ai, ka arritur që edhe buxhetin që është aktualisht ta realizojë.

Hoti: Të gjitha shkollat për dy vitet do të pajisen me kabinete

Kandidati për kryeministër nga LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, ka kritikuar politikat arsimore për ndërtimin e shkollave, pasi që sot ka shkolla pa nxënës. Sipas tij, ka pasur politika jo adekuate në arsim. “Sot ka shkolla më shumë nxënës e disa ndërrime. Duhet të ndërrojë kjo strukturë, për të organizuar në pesë vitet e ardhshme. Duhet të sigurojmë cilësi në arsim. Të pajisem me kabinetet shkolla, stafin ta certifikojmë”, tha ai duke shtuar se të gjitha shkollat për dy vitet e ardhshme do të pajisen me kabinete.

Hoti: Nuk do të falet toka e Kosovës

Kandidati për kryeministër nga LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, është zotuar se nuk do të fal askush tokë të Kosovës. Sipas tij, nuk qëndron ajo se për Demarkacionin është prishur koalicioni. Hoti është arsyetuar se ka qenë një seri komisionesh duke filluar nga Komisioni shtetëror, komision nga ish-presidentja Jahjaga, vlerësim nga SHBA, ASHAK. Megjithatë Hoti tha se duhet që të gjitha palët të ulen e të bisedojnë në mënyrë që ta mbyllin njëherë e mirë procesin e demarkacionit, duke i pasur për bazë edhe politikat gjeopolitike

Hoti: Gjatë mandatit tonë do të mbyllim AKP-në

Kandidati për kryeministër nga LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, ka folur edhe për privatizimin. Hoti tha se do të mbyllet edhe Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP). Kurse për fondin e privatizimit, prej 500 milionë, ai ka tha ky fond do të futet në fondin e Kosovës. Ndërsa për Trustin e pensioneve është shprehur se ato janë fonde private dhe do të menaxhohen në mënyrë të pavarur. “Qindra miliona euro janë të investuar në mënyra të ndryshme”, ka tha ai.