Hoti për Vokrrin: Do t’i jemi mirënjohës dhe do të përulemi gjithmonë para Legjendës sonë

Zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Rexhep Hoti është shprehur i pikëlluar me vdekjen e legjendës së futbollit, Fadil Vokrri.

Lajme

09/06/2018 15:45

Postimi i plotë:

Me dhimbje të thellë mora lajmin për vdekjen e Legjendës së futbollit, Fadil Vokrri.

Ai ishte fytyra më e ndritshme e futbollit në kohët më të vështira për Kosovën.

Ai i dha shumë futbollit dhe shtetit me punën e vet si futbollist dhe si strateg.

E përmbylli internacionalizimin e sportit të Republikës së Kosovës në institucionet më të rëndësishme botërore.

Në të vërtetë, në këtë drejtim ishte edhe burrështetasi i parë që e bëri të njohur shtetin tonë në gjirin e të gjitha shteteve të botës.

Do t’i jemi mirënjohës dhe do të përulemi gjithmonë para Legjendës sonë të futbollit.

Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe të gjithë simpatizantëve të futbollit. rhoti