Hoti: Për të mirën e serbëve që jetojnë në Kosovë, Serbia duhet ta njoh shtetin tonë

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se fati i serbëve në Kosovë do të ndryshoj kur Serbia ta njoh përfundimisht Kosovën.

Lajme

18/10/2018 15:59

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, i është kundërpërgjigjur zërave të përfaqësuesve serbë se krijimi i ushtrisë së Kosovës do të ishte në dëm të serbëve që jetojnë në Kosovë, raporton lajmi.net.

Ai përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ka thënë se kjo thjeshtë është një politikë e Serbisë e në veçanti e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili siç ka thënë Hoti, ai në vazhdimësi i përdor serbët e Kosovës si viktima.

Sipas Hotit fati i serbëve do të ndryshoj në momentin kur Serbia e njeh Kosovën ssi shtet të pavarur, shkruan lajmi.net.

Postimi i plotë i Hotit pa ndërhyrje:

Vuçiqi pandalshëm sajon gënjeshtra për t’i paraqitur serbët e Kosovës viktima. Sipas kësaj strategjie, sa më e pavarur Kosova aq më keq janë serbët. Fati i serbëve në Kosovë nuk do të ndryshoj as nga largimi i UNMIK-ut, as nga FSK-ja me mandat të ri.

Fati i serbëve të Kosovës do të ndryshoj përfundimisht për të mirë atëherë kur Beogradi të pushoj t’i përdorë ata për interesa politike ditore të Vuçiqit dhe ta njoh shtetin e Kosovës. Sa më heret, aq më mirë për të gjithë. /Lajmi.net/