Hoti për Haradinajn: I ka kaluar koha, ai nuk i koncepton dot nevojat që i kanë kosovarët

Avdualla Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës është shprehur tejet kritik për kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn.

Lajme

07/12/2017 19:17

Ai në Info Magazine, pas polemikave që ka pasur me Haradinajn në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, i fituar në Info Magazine ka deklaruar se është fatkeqësi për Kosovën që e ka kryeministër dikë si Ramush Haradinaj.

“Sjelljet e tij nuk janë parlamentare – nuk i shkojnë për shtati pozitës së tij. Është totalisht jo serioz në pozitën që e ka. Është fatkeqësi për vendin që e ka një kryeministër të tillë”, pohoi Hoti.

Madje, sipas tij, Haradinaj as nuk i kupton nevojat e kohës.

“Haradinajt i ka kaluar koha. Ai nuk i koncepton dot nevojat që i kanë kosovarët në vitin 2017. As ai, e as ekipi i tij”.