Hoti: Pas kësaj seance nuk rrimë duarkryq

Shefi i Grupit Parlmentar të LDK-së, Avdullah Hoti i është kundërpërgjigjur akuzave të Albin Kurtit drejtuar Isa Mustafës.

Lajme

24/08/2017 10:44

Kurti më herët akuzoi Mustafen se nuk po bashkëpunon me Vetëvendosjen dhe se po i përshtatet zvarritja e bllokimit të institucioneve të reja.

Por Hoti ka thënë se Kosova aktualisht ka një qeveri kujdestare e cila sipas tij pi përkujdeset që puna e dy viteve e gjysmë të mos degradohet në këtë periudhë.

Ai më tej ka thënë se pas kësaj seancë LDk nuk do të rri duarkryq dhe se do të kërkoj në rrugët ligjore që të gjendet një zgjidhje. /lajmi.net/