Hoti: PAN me mos propozimin e kandidatit për kryeparlamnetar ka konsumuar të drejtën Kushtetuese

Hoti ka thënë se e kupton zhagitjen e këtij procesi, por sipas tij kjo nuk duhet të vazhdoj kështu.

Lajme

16/08/2017 10:30

Hoti ka thënë se ka qenë propozimi i Pal Lekajt që në takimin e sotëm të caktohet seanca për 17 ose 18 gusht.

Ai ka thënë se PAN me mos propozimin e kandidatit për Kryetar të Kuvendit ka konsumuar të drejtën Kushtetuese. Hoti më tej ka thënë se nëse PAN-i ka shumicën duhet që sot të kërkojë thirrjen e seancës. Ai ka thënë se askush nuk ka të drejtën e monopolit në formimin e institucioneve. /Lajmi.net/