Hoti në Zyrën rajonale të ATK-së në Ferizaj

Ministri i Financave, Avdullah Hoti, vizitoi sot Zyrën rajonale të Administratës Tatimore të Kosovës në Ferizajt, ku u prit nga Menaxheri i Zyrës rajonale të ATK-së në Ferizaj, Avdi Jakupi.

Lajme

09/03/2017 17:44

Gjatë takimit u diskutua për reformat në Administratën Tatimore të Kosovës, zhvillimin e të hyrave tatimore në këtë Komunë, ofrimin e shërbimeve më të mira për tatimpaguesit, si dhe për luftimin e ekonomisë joformale.

Gjithashtu gjatë takimit u diskutua edhe për Pakon fiskale 2.0, si dhe për përgatitjet e Administratës Tatimore të Kosovës për edukimin dhe informimin e tatimpagueseve sa i përket implementimit të kësaj pako në të ardhmen.