Hoti në Shtërpcë: LDK po punon që të fuqizohen shqiptarët

Kandidati për kryeministër nga koalicioni LAA, Avdullah Hoti sot ka zgjedhur të vizitojë Shtërpcën.

Lajme

22/07/2017 11:21

Ai ka thënë se LDK është duke punuar në këtë komunë për zgjedhjet lokale në mënyrë që të fuqizohet pozita e komunitetit shqiptar.

“Për zgjedhjet lokale, dega jonë në këtë komunë ka grupuar të gjitha partitë shqiptare në këtë komunë, përfshirë shoqërinë civile për të fuqizuar pozitën e komunitetit shqiptar në këtë komunë”, ka shkruar ai.

Sipas Hotit, një problem që duhet zgjidhur në këtë komunë është futja e Lepencit në gypat për hidrocentral.

“Një problem që duhet zgjidhur është leja për të futur Lepencin në gypa për hidrocentral që do të ndikojë negativisht në këtë ambient të mrekullueshëm. Kjo leje do të rishikohet nga Qeveria e ardhshme”, ka përfunduar Hoti.