Hoti në mbrojtje të shefit: Qosja gjithmonë i tmerruar nga kryetarët e LDK-së

Avdullah Hoti, ministër i Financave, dhe anëtar i kryesisë së LDK-së, i ka dalë në mbrojtje shefit të tij në qeveri dhe parti, pas sulmit që akademik Rexhep Qosja bëri ndaj kryeministrit Isa Mustafa, të cilin e quajti bashkëpunëtor të Sllobodan Millosheviqit. 

Lajme

13/12/2014 20:01

Hoti përmes një postimi në Facebook, ka thënë se, Qosja gjithëmon ka qenë i tmerruar nga kryetarët e LDK-së, duke filluar nga ish presidenti Ibrahim Rugova.  

“Rexhep Qosja qenka tmerruar shumë herë sot. Në fakt, ai gjithmonë është ‘tmerruar’ në mënyrë patologjike nga të gjithë kryetarët e LDK-së, duke filluar nga Rugova që e kishte koleg në Institutin Albanologjik dhe tash nga Kryeministri i vendit dhe Kryetari i LDK-se Isa Mustafa”.

Ministri Hoti, tutje ka thënë, se në moshën që ka Qosja, zakonisht njerëzit bëhen më të urtë, por sipas tij, tek akademiku po ndodhë e kundërta. (lajmi.net)