Hoti në Kuvend bën thirrje për koncensus ndërmjet partive politike

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka komentuar Raportin e Progresit në Kuvend.

Lajme

20/04/2018 12:47

 

Ai ka thënë se nga ky raport del se qeveria ka dështuar të plotëojsë rekomandimet e vitit 2016.

Hoti ka përmendur gjendjen e keqe në arsim dhe sundim të ligjit.

“Sundimi ligjit dhe lufta kundër korrupsionit, kosovarët nuk përmenden për ndonjë punë tjetër për sa i përket përmbushjes së këtyre kritereve. Ndikimet politike në drejtësi, por përmendet edhe deportimi shtetasve turq”, ka thënë Hoti, raporton lajmi.net

Ai ka folur edhe për dialogun me Serbinë.

Për këtë temë, dhe çështjet e tjera të mëdha, LDK-ja ka kërkuar kocensus politik.

“Është e nevojshme që të gjitha forcat politike të arrijnë koncensus. Dua të ju njoftoj që ftesat për takimin e së mërkurës, do t’i pranoni gjatë ditës së sotme. Për ta nxjerrë Kosovën nga kjo krizë. Të bashkohemi për këtë koncensus”, përfundoi Avdullah Hoti.

Ndryshe LDK pretendon që në këtë tryezë të diskutohet edhe për zgjedhjet. /Lajmi.net/