Hoti në Berlin, kërkon heqjen e izolimit ndaj Kosovës

Izolimi i Kosovës po pamundëson realizimin e projektit Regional Youth Cooperation Office, ka thënë në Berlin zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Rexhep Hoti.

Lajme

22/03/2017 12:22

 

Ai bashkë me këshilltarin e ministrit Kujtim Shala, Faton Peci, po qëndrojnë në Berlin për të marrë pjesën në takimin e Bordit Qeveritar lidhur me këtë cështje.

Një shqetësim i ngjashëm është pranuar nga RYCO dhe si i tillë iu është përcjellë qeverisë gjermane dhe franceze si dhe qeverise austriake dhe italiane.

Dy këshilltarët e kancelares Angela Merkel janë shprehur të gatshëm për bashkëpunime të reja në të ardhmen me Qeverinë e Kosovës si dhe kanë shprehur interesin që të kontribuojnë në mënyrë që projekti i RYCO-së të gjënë zbatim sa më të mirë në Kosovë.  Shqetësimi i tyre ishte dhuna në Kuvend si dhe pamundësia për të mos marrë vendime. /KlanKosova/