Hoti merr pjesë në edicionin e 27-të të Panairit të Librit në Leipzig të Gjermanisë

Zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Rexhep Hoti, vizitoi Panairin e Librit në Leipzig në Gjermani, me ç’rast zhvilloi takime me zyrtarë të shteteve anëtare të “Traduki”-t, të Austrisë, Litenshtajnit, Kroacisë, Malit të Zi, Rumanisë, Sllovenisë dhe të Luksemburgut.

Lajme

25/03/2017 11:35

Në kuadër të këtyre takimeve zëvendësministri Hoti foli për politikat dhe aktivitetet që zhvillon dhe realizon MKRS-ja dhe në anën tjetër mori mbështetjen e tyre që Kosova së shpejti të bëhet anëtare e plotë e kësaj organizate kulturore evropiane.

Në veçanti u bisedua për mundësinë e bashkëpunimit dhe shkëmbim aktivitetesh mes Kosovës dhe shteteve anëtare të organizatës.

U vlerësua se organizimet e këtilla janë në dobi të lobimit dhe diplomacisë kulturore dhe emri i kulturës së Kosovës të jetë më i pranishëm në ngjarjet e tilla.