Hoti: Më 11 qershor merret vendimi për të ardhmen afatgjate të Kosovës

Kandidati për kryeministër nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti ka zhvilluar një bashkëbisedim me të rinjtë e Gjilanit.

Lajme

30/05/2017 16:24

Në këtë takim ai ka thënë se themeluesit e LDK-së janë bërë bashkë me të rinjtë, që sipas tij ta ndërrojnë gjendjen në Kosovë.

“Është bërë bashkë brezi i Republikës me themeluesit e LDK-së që ta ndryshojmë gjendjen në Kosovë. Ne nuk ngarendim me dekada për të marrë pozita, por që t’i adresojmë problemet e qytetarëve”, tha Hoti, transmeton lajmi.net.

Ai ka theksuar se data 11 qershor, do të jetë vendim për të ardhmen afatgjate të Kosovës.

Hoti tutje ka theksuar se të rinjtë dhe gratë janë bazamenti i një shteti.

“Do ta bëjmë buxhetin 5 miliardë euro. Nuk do t’i rrisim pagat e zyrtarëve, por pensionet dhe standarin e jetës së qytetarëve. Do t’i rrisim përsëri pensionet”, shtoi Hoti.

Ai foli edhe për gjendjen në Universitetin e Prishtinës ku tha se gjëja e parë që do ta bëj me UP-në është që ta depolitizojë. /Lajmi.net/