Hoti lë anash fushatën, bashkë me familjen viziton ‘Parkun e Aventurave’ në Pejë (Foto)

Kandidati për kryeministër i koalicionit LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti qëndrimin e tij gjatë ditës në Pejë e ka shfrytëzuar që pak kohë të kalojë edhe me familjen.

Lajme

28/05/2017 20:50

Në rrjetin social facebook ai ka bërë të ditur se së bashku me familjen kanë bërë vizitë në ‘Parkun e Aventurave’ në Pejë, transmeton lajmi.net

“Gjatë udhëtimit në të gjithë Kosovën, për të përgatitur agjendën për rritjen ekonomike dhe krijimin e vendeve të punës në qeverinë e ardhshme, vendosa të sjellë familjen time në Pejë.  Jam i lumtur që ishim së bashku, sepse Peja është në rritje e sipër. Një park i ri i aventurës është hapur, i cili do të tërheqë turistët në këtë rajon të bukur. Jam shumë krenar për vendin tonë dhe shpresojmë për një të ardhme, jo vetëm për nesër, por edhe për brezin tonë të ardhshëm”, ka shkruar Avdullah Hoti në facebook.

Ai gjatë këtyre ditëve është në aksion nëpër komuna të ndryshme të Kosovës, duke bërë premtime para zgjedhjeve të 11 qershorit. /Lajmi.net/

Image may contain: 1 person, sky and outdoor

Image may contain: 1 person, tree, outdoor and nature