Hoti kritikon Shpend Ahmetin: Për katër vite, vetëm kifle e kungja

Avdullah Hoti thotë se kandidati Shpend Ahmeti nuk ka punuar aspak për kryeqytetin.

Lajme

23/10/2017 21:05

Sipas tij, gjatë katër viteve të qeverisjes së tij ai nuk ka bërë asgjë.

“Gjatë katër viteve ai është marrë vetëm me kifle dhe kungja, asgjë tjetër”, ka thënë Hoti gjatë një debati në Tv Dukagjini.

Nga ana e tij, ai shprehet i bindur se elektorati në Prishtinë nuk është aspak i kënaqur me punën e tij, andaj LDK do ta rikthejë Prishtinën nën qeverisjen e saj.