Hoti ironizon me PAN-in: Ku i keni numrat, s’janë mbledhje e zbritje, por besim – Lajmi.net
Hoti ironizon me PAN-in: Ku i keni numrat, s’janë mbledhje e zbritje, por besim
Autori: Lajmi.net LajmePolitikë 15:29, 17 July 2017
I mandatari për kryeministër nga koalicioni LDK-AKR-AL, Avdullah Hoti ka ironizuar me deklaratat e zyrtarëve të koalicionit PAN se i kanë numrat.

Ai përmes një statusi në Facebook ka thënë se numrat nuk janë mbledhje e zbritje, por është besim dhe dashuri për vendin.

Ai ka përsëritur se nuk do ta votojnë Haradinajn për kryeministër dhe nuk do të bëjnë asnjë pazar.

“Mbledhja konstituive e Kuvendit nuk po thirret. Ata që trumpetonin me ditë të tëra se e kanë në dorë konstituimin e institucioneve të dalura nga zgjedhjet e fundit janë heshtur. Pëshpëritjet e deritanishme se i kanë numrat më nuk i besojnë as militantët e tyre. Matematika qeverisëse nuk është një mbledhje e zbritje prej autodidakti. Ajo është besim, pikë së pari dhe dashuri për vendin. LDK mbetët e përkushtuar fuqishëm të dëshmoj si gjithmonë vokacionin e saj institucional e demokratik. Ne nuk blejmë as shesim votën e qytetarit tonë por e mbrojmë atë si gjënë më të shenjtë”, ka shkruar Hoti në Facebook./Lajmi.net/

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Bike Rivals
  • Play World Soccer Champion
  • Play Bubble Trouble
  • Play Berry Rush