Hoti i bën thirrje VV-së ta votojë demarkacionin

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti, ka thënë se LDK do ta mbështesë ratifikimin e demarkacionin pasi besojnë se marrëveshja është e drejt.

Lajme

20/03/2018 16:42

Ai ka thënë se është i lumtur që në seancën e sotme nuk ka gazë lotsjellës, pa vezë e polici, raporton lajmi.net

Hoti u është drejtuar edhe deputetëve të Vetëvendosjes, duke u thënë ta votojnë marrëveshjen e të mos lejojnë që Lista Serbe të përfitojë nga marrëveshje.

Ai ka thënë se edhe Haradinaj ishte i ashpër ndaj kësaj marrëveshje, andaj ka thënë se Haradinaj me miratimin e kësaj marrëveshje duhet të jap dorëheqje dhe vendi të shkojë në zgjedhje. /Lajmi.net/