Hoti: Haradinaj nuk guxoi të përballej në debat

Kandidati për kryeministër nga LDK-AKR-Alternativa, Avdullah  Hoti  ka akuzuar kundërkanidatin e tij nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Hardaniaj se nuk guxoi të përballej në debatin i cili ishte paralajmëruar të mbahej sonte në Klan Kosova.

Lajme

26/05/2017 14:23

Hoti ka thënë se nuk i beson versionit se Komisioni i Pavarur për Media ishte arsyeja për mospjesëmarrjen e Haradinajt në këtë debat, njofton Klan Kosova.

Këto komente ai i bëri gjatë vizitës së sotme në Fabrikën e Barnave “Trefarm” në Fushë-Kosovë.

Lidhur me këtë ballafaqim televiziv me kundërkandidatët e tij, Haradinaj një ditë më parë kishte  thënë se vetëm ka respektuar një vendim nga Komisioni i Pavarur i Mediave.

”Më kanë thanë se nuk guxojmë me dal në debate deri në nisjen e fushatës. Kush e ka anuluar debatin nuk e di. Por kam dëgjuar që në bazë të një komisionit duhet të anulohet deri sa të fillon fushata. Kam dëgjuar që i obligohem qytetarit. Ende nuk është punë e kryer. Nëse unë bëj thyerje të ligjeve, nuk është shenjë e mirë ta bëjë nesër në punë. Nëse unë që sot thyej ligje, nuk është bash dëshmi e mirë”, ka përfunduar Haradinaj.