Hoti fton të gjithë deputetët të marrin pjesë në seancë

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, iu ka bërë thirrje gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të marrin pjesë në seancën e sotme të thirrur nga opozita e cila dështoi të mbahej mbrëmë shkaku i mungesës së kuorumit.

Lajme

06/09/2018 09:54

Hoti ka ftuar deputetët për ta votuar rezolutën që ia ndalon presidentit Thaçi të flas për çështje të territorit  në dialogun me Serbinë në Bruksel.

“I ftoj te gjithë koleget e Kuvendit te Kosovës te vijnë ne seance për te miratuar rezolutën se “Kosova nuk ka vullnet te bisedoje me Serbinë për shkëmbim territoresh”. Kjo është VIJA E KUQE me e rëndësishme ne ketë dialog”, ka shkruar Hoti në profilin e tij në Facebook.

Seanca e opozitës është thirrur për sot në orën 10:00./Lajmi.net/