Hoti flet për zhvillimet në vend dhe rolin e LDK-së

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti gjatë ditës ka qëndruar në Kryesinë e partisë së tij në Rahovec.

Lajme

20/10/2018 18:03

Hoti përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se gjatë javëve në vazhdim do të jenë më terren për të diskutuar me strukturat dhe elektoratin e LDK-së, si dhe tregoi për aktivitetet e sotme.

“Caktuam zëdhënësin e Degës, të cilën detyrë do ta kryej Sekretari i Degës, Burim Krasniqi, dhe shtruam nevojën për të aktivizuar këshillin e eksperteve lokal për te ndihmuar degën”, ka shkruar Hoti. /Lajmi.net/