Hoti takon Bömer, e falënderon për kontributin që i dha Kosovës për t’u anëtarësuar në UNESCO

Me fillimin e pranverës, në "Shtëpinë e Literaturës" në Berlin, u promovuan autorë të Evropës Jugperëndimore.

ShowBiz

23/03/2017 14:16

Mbrëmja u hap nga Prof.Dr. Maria Böhmer, Ministre e Shtetit pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, e cila e mbështeti fuqishëm këtë aktivitet kulturor në bashkëpunim me Lidhjen e Literaturës “Traduki”.

Në fjalën e saj hyrëse, ministrja Böhmer e falënderoi zëvendësministrin e Kulturës Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti, i cili ishte i ftuar nderi në mbrëmjen e literaturës.

Gjatë bisedës me ministren e Shtetit, znj. Bömer, Hoti shprehu falënderimin për angazhimin e saj në fushën e kulturës, veçmas për kontributin e saj në mbështetjen që i ka dhënë Kosovës për t’u anëtarësuar në UNESCO.

Mbrëmja vazhdoi me koktej rasti ku zëvendësministri Hoti u takua edhe me krijues të tjerë të literaturës gjermane, të Evropës Juglindore, të Rumanisë, Sllovenisë, Serbisë. /Lajmi.net/