Hoti dhe Jacobson nënshkruan marrëveshjen FATCA

Ministri i Financave, Avdullah Hoti, dhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Tracey Ann Jacobson, kanë nënshkruar t enjten marrëveshjen FATCA, (Foreign Acount Tax Compliance Act - Ligji për Pajtueshmërinë mbi Tatimin e Llogarive të Jashtme të SHBA-ve).

Lajme

26/02/2015 16:11

Avdullah Hoti ka vlerësuar se nënshkrimi i kësaj marrëveshje që Qeveria e Republikës së Kosovës e ka nënshkruar me Qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka për qëllim lehtësimin dhe implementimin e Ligjit për Pajtueshmërinë mbi Tatimin e Llogarive të Jashtme të SHBA-ve, q synon luftimin e evazionit fiskal t shtetasve t SHBA-ve.

Ministri Hoti gjithashtu u shpreh se kjo marrëveshje i obligon institucionet financiare raportuese në Kosovë për mbledhjen e informacioneve të përcaktuara në marrëveshje në lidhje me të gjitha subjektet e raportimit të SHBA-ve dhe shkëmbimin ndërshtetëror.

Ambasadorja Tracey Ann Jacobson u shpreh se nënshkrimi i sotëm i kësaj marrëveshjeje shënon një hap të rëndësishëm në përpjekjet e dy vendeve që të punojnë bashkërisht në luftimin e evazionit fiskal “tej oqeanik”, nga ana e shtetasve apo banorëve të Shteteve të Bashkuara, një synim nga i cili përfitojnë të dyja vendet, raporton KosovaPress.