Hoti: Autobusët e rinj, projekti më i rëndësishëm që e ka mbështetur qeveria

Ministri i Financave, Avdullah Hoti, ka thënë se po konkretizohet një projekt i rëndësishëm në emër të Qeverisë së Kosovës,

Lajme

11/01/2017 11:30

Hoti duke folur për autobusët e rinj që do të lëshohen sot në qarkullim, ka thënë se ky është njëri ndër projektet më serioze që ka mbështetur qeveria dhe do të ketë edhe shumë mbështetja tjera, sipas Hotit.

“Sot po e konkretizojmë këtë projekt të rëndësishëm, në emër të qeverisë së Kosovës. Ky është ndër projektet më të rëndësishme që e ka mbështetur qeveria për Komunën e Prishtinës, do të vazhdojmë edhe me projekte tjera. Me stadiumin olimpik dhe projekte tjera. Besoj që këto projekte që po i bëjmë tregojnë për mbështetjen që po ia bëjmë kryeqytetit si qeveri, e cila gjë nuk është që ka ekzistuar edhe më herët”, ka thënë Hoti, raporton lajmi.net.

Hoti ka thënë se ky projekt do të bëhet dhe në 4 apo 5 komunë tjera.

“Dhe më lejoni të them se ky projekt do të replikohet edhe në 4 apo 5 qendra, sepse kemi gatishmërinë e BERZH-it për të investuar dhe ne do t’i identifikojmë cilat qendra kanë nevojë”, ka thënë Hoti./Lajmi.net/