Hoteli i harruar

I ngrirë me kohë, me shtretër të mbuluar nga myshku, hoteli i shkatërruar në Gjermani është lënë të kalbet për më shumë se dy dekad. Plaza Hotel ishte mbyllur dhe braktisur që nga vitet e 90’ta. Ai është i mobiluar, por nuk ka pritur asnjë mysafir në dy dekadat e fundit. Eksploruesi urban, Andre Govia,…

Lifestyle

14/12/2013 16:00

I ngrirë me kohë, me shtretër të mbuluar nga myshku, hoteli i shkatërruar në Gjermani është lënë të kalbet për më shumë se dy dekad. Plaza Hotel ishte mbyllur dhe braktisur që nga vitet e 90’ta. Ai është i mobiluar, por nuk ka pritur asnjë mysafir në dy dekadat e fundit.

Eksploruesi urban, Andre Govia, ka bërë disa fotografi të ndërtesës së frikshme, që dikur ishte mjaft tërheqëse. Shtretërit dhe koridoret janë mbyluar me myshk. Dhomat, të cilat vite më parë mbusheshin me klientë, tash duken si në filma horror.

Ky objekt ka filluar të kalbet dalëngadalë. Këto fotografi të ‘frikshme’ u bënë nga Govia, për ta treguar gjenden momentale të Plaza Hotel. Govia ka dashur që përmes këtyre fotografive, ta tregojë historinë e një ndërtese, dikur të dashur nga të gjithë, e cila tash ka përfunduar në duar të forcës së natyrës…