Hoteli i bërë tërësisht prej kripës

Ky hotel Bolivian është ndërtesa më e madhe e bërë prej kripës, madje edhe mobiljet janë të bëra nga blloqe prej kripe.

Fun

01/06/2014 21:42

Të qëndrosh në një hotel të bërë tërësisht prej kripës mund të i\’u lërë paksa të etur.

Hoteli i quajtur \’Palacio de Sal\’ është ndërtuar nga një milion blloqe prej kripe të madhësisë 35 centimetërshe për një periudhë mbi dy vjeçare.

Resorti Bolivian posedon 30 dhoma, një dhomë të ngrënies dhe një bar, të cilat, natyrisht se janë të bëra krejtësisht prej kripës.

Të paktën shanset janë të vogla që mysafirët të mbesin pa kripë, sidomos pasi që menyja është kryesisht me përbërësin kryesor, kripën.

Megjithatë nëse do kërkoni për të verifikuar nëse karriget dhe tavolinat janë vërtetë të bëra nga blloqet me kripë të kompresuar, duhet ta dini se t\’i lëpini ato është rreptësisht e ndaluar.

Poashtu nëse mërziteni ju mund të përdorni saunat dhe dhomat me avull për t\’u ç\’lodhur, dhe natyrisht, banjat me krip.