Hoteli artistik

Një projektues e ka sfiduar përceptimin e objekteve, duke e kthyer një ndërtesë të thjeshtë në një art të vërtetë. Përmes brezave të përparuar të kompjuterit, Victor Enrich Tarres i ka bërë 88 versione të një hoteli rrokaqiell në Munich të Gjermanisë. Projekti ia mori zotëri Tarres, nga Barcelona e Spanjës, gjashtë muaj, për ta…

Lifestyle

15/12/2013 16:00

Një projektues e ka sfiduar përceptimin e objekteve, duke e kthyer një ndërtesë të thjeshtë në një art të vërtetë. Përmes brezave të përparuar të kompjuterit, Victor Enrich Tarres i ka bërë 88 versione të një hoteli rrokaqiell në Munich të Gjermanisë. Projekti ia mori zotëri Tarres, nga Barcelona e Spanjës, gjashtë muaj, për ta kompletuar atë, ndërsa dhënia e formës së ndërtesës së thjeshtë në atë artistike, ia mori pesë muaj.

Tarres është një fans i madh i rrokaqiejve dhe i ka zgjedhur ndërtesat më të gjata që ka mundur t’i gjente, gjatë vizitës së këtyre vendeve gjatë vitit 2012. Rrokaqielli është një hotel, i vendosur mbi një qendër fitnessi, ndërsa është fotografuar nga ndërtesa që i përket Deutche Bahn, kompania hekurudhore gjermane. “Nuk ka qenë shumë e vështirë të vija me ide të reja. ‘Loja’ ishte të isha i shpejtë, kështu që mu deshën vetëm dhjetë minuta për të vendosur për format e reja”, deklaroi Tarres.