Hotel prej akulli

Për ata që e preferojnë stinën e dimrit dhe që e pëlqejnë një udhëtim të ‘ftohtë’, tashmë e keni idenë në tavolinë. Sapo e ka hapur sezonin dimëror hoteli i akullt, ‘Ice Hotel’, më i madhi në botë i ndërtuar ndonjëherë, i cili gjendet afër qytetit të Kirunas, gati 1,200 kilometra nga Stokholmi i Suedisë.…

Lifestyle

28/11/2013 06:00

Për ata që e preferojnë stinën e dimrit dhe që e pëlqejnë një udhëtim të ‘ftohtë’, tashmë e keni idenë në tavolinë. Sapo e ka hapur sezonin dimëror hoteli i akullt, ‘Ice Hotel’, më i madhi në botë i ndërtuar ndonjëherë, i cili gjendet afër qytetit të Kirunas, gati 1,200 kilometra nga Stokholmi i Suedisë.

Ai ka 49 dhoma, recepcionin, shtretërit dhe gjithçka tjetër në të janë mbaruar nga akulli dhe dizajni i tyre ndryshon çdo dimër nga arkitektët dhe artistët që vijnë nga e gjithë bota. Pronarët sugjerojnë që të kalohet vetëm një natë në njërën nga dhomat e akullta, edhe pse brenda tyre temperatura sillet nga  -8°C e -5°C, kurse jashtë hotelit temperaturat arrijnë deri në -40°C.

Por, hoteli ofron edhe pushimore të ‘ngrohtë’, ku mund ta kaloni pjesën tjetër të pushimit. Në këtë hotel gjendet edhe bari ‘Ice Bar’, ku mysafirët e hotelit dhe turistët mund të ndalen për të pirë diçka dhe për t’u ngrohur me një vodka apo ‘coctail’ me përmbajtje të lartë alkoolike.

Aty gjenet edhe një kishë e akullt, ku çiftet nga e tërë bota shkojnë në Jukkasjärvi për ta festuar martesën e tyre në një mënyrë krejt origjinale. ‘Ice Hotel’ sigurisht se është një hotel i përkohshëm, pasi ai shkrihet kur të arrijë stina e pranverës.