Hotel nën ujë

Në ‘The Manta Resort’, pushuesit mund të flenë në një dhomë hoteli, tri metra nën ujë, në Oqeanin Indian. Dritares gjigante ua mundësojnë vizitorëve t’i shohin me sytë e tyre mrekullitë nënujore, ndërsa mund të hipin lartë për t’i shijuar rrezet e diellit. Një dhomë e re hoteli nënujor është hapur në brigjet e Tanzanisë,…

Lifestyle

22/11/2013 06:00

Në ‘The Manta Resort’, pushuesit mund të flenë në një dhomë hoteli, tri metra nën ujë, në Oqeanin Indian. Dritares gjigante ua mundësojnë vizitorëve t’i shohin me sytë e tyre mrekullitë nënujore, ndërsa mund të hipin lartë për t’i shijuar rrezet e diellit.

Një dhomë e re hoteli nënujor është hapur në brigjet e Tanzanisë, ku mysafirët mund ta shijojnë plotësisht oqeanin.

Sigurisht, ky hotel nënujor, që gjendet në ishujt Pemba, më shumë i njohur si ‘Green Island’, ua mundëson pasionantëve të oqeanit edhe të zhyten, për ta eksploruar botën nënujore.

Në këtë hotel lëvizës, nga i cili mund të shihen korale dhe gjallesa të ndryshme uji, një natë për person kushton 750 dollarë.