Hotel në aeroplan

Kjo është ajo që quhet klasi i parë! Një hotel është ndërtuar në brendinë e një aeroplani, me saunë, vaskë të nxehtë, tre televizorë ‘flat’ dhe një imitues fluturimi, për ata që duan të bëhen pilotë, por edhe stjuardesa.   Kjo suitë mund të jetë e juaja për një natë për 300 funte britanike. Ky…

Lifestyle

17/12/2013 16:00

Kjo është ajo që quhet klasi i parë! Një hotel është ndërtuar në brendinë e një aeroplani, me saunë, vaskë të nxehtë, tre televizorë ‘flat’ dhe një imitues fluturimi, për ata që duan të bëhen pilotë, por edhe stjuardesa.

 

Kjo suitë mund të jetë e juaja për një natë për 300 funte britanike. Ky hotel është ndërtuar në Teuge Airport të Holandës, në një aeroplan të papërdorshëm, të vitit 1960, i cili qëndron vetëm në tokë. Mysafirët gjithashtu mund të marrin edhe leksione të fluturimeve reale apo të kërcimeve me parashutë.