Hotel luksoz në katër rrota: Furgoni kampist që kushton 422.000 euro (Foto)

Me ngrohtore nën dysheme, me dush dhe shtrat dysh, ky është fungoni për kamp më luksoz që keni parë ndonjëherë.

Auto & Tek

10/10/2016 13:40

Është 10 metra i gjatë dhe i pajisur me kuzhinë, transmeton Express.

Ka një motor 7.7 litërsh, i cili mund të prodhojë 300 kuaj fuqi, si dhe dy herë më shumë rrotullime se Lamborghini Aventador.

Por, niveli i komoditetit vjen me çmim. Ky furgon kampist kushton hiç më pak se 422 mijë euro.

Ky furgon do të zbulohet gjatë shfaqjes “Motorhome & Caravan 2016”, këtë javë në Birmingham.