Hospitalizohen edhe 4 persona nga Simnica

Nga klinika infekive thonë se s'ka vend pë panik

Lajme

26/07/2017 16:07

Brenda dy ditësh, një familje nga Simnica e Gostivarit, ka humbur dy anëtarë të familjes, të cilët dyshohet se janë infektuar nga një sëmundje ngjitëse të cilën drejtori i klinikës infektive Zvonko Milenkovski, e quan sëmundje fibrile.

Sipas tij kjo sëmundje bllokon qarkullimi e gjakut, vështirëson sistemin e frymëmarrjes dhe ndërpret funksionimin e veshkëve, ku si pasojë personat e infektuar rrezikohen të humbin jetën. Dy viktimat që pësuan nga ky infektim janë babë e bir, të familjes Miftari, babai rreth të dyzetave ka vdekur të hënën, ndërsa i biri 24 vjeçar sot.

Në klinikën infektive janë shtruar edhe 4 persona të tjerë me simptome të ngjashme nga i njëjti fshat. Drejtori Milenkovski theksoi se nuk ka vend për panik pasi që infeksioni nuk është i nivelit për të shpallur ndonjë epidemi, ndërsa ekipe nga instituti i shëndetit publik kanë shkuar në Simnicë për të analizuar vendin dhe nevojën për izolim të asaj zone, raporton TV21