Hosni Mubarak shpallet i pafajshëm

Gjykata në Egjipt ka shpallur të pa fajshëm ish- Presidentin Hosni Mubarak për akuzën e organizimit të vrasjeve të protestuesve në vitin 2011.

Bota

29/11/2014 12:45

Ish- Presidenti i Egjiptit, Hosni Mubarak është shpallur i pa fajshëm  nga një gjykatë në Egjipt, për akuzën e organizimit të vrasjeve të protestuesve në vitin 2011, që u konsideruan në perëndim si “pranvera arabe”, të cilat rezultuan me rënie nga ky post që e mbajti për 30 vjetë.

Për të njëjtën akuza u shpall i pafajshëm edhe ish – Ministri i tij i Brendshëm.

Mubarak u shpall i pafajshëm edhe për akuzën se i ka shitur ilegalisht gaz natyror Izraelit. Por Mubarak do të vijojë të mbahet në burg, pasi është dënuar me 3 vjet heqje liri për korrupsion në shpërdorimin e fondeve.

Në fund të vitit 2012, Mubarak dhe al-Adly u dënuan të dy me nga 25 vjet burg për urdhërimin e vrasjes së demonstruesve gjatë kryengritjes. Gjykata më pas urdhëroi një rigjykim ndaj dënimit, si pasojë e apelimit me sukses të avokatëve të ish- presidentit.

Protestat në Egjipt të organizuar nga Vëllazëria Muslimane në vitin 2011, kishin zgjatur 18 ditë, të cilat i dhanë fund pushtetit të Mubarakut.