Horror tortë për martesë të lumtur

Një çift i apasionuar pas filmave horror zgjodhi një mënyrë shumë origjinale për ta krijuar tortën e martesës - në formën e kokave të tyre të prera, të bëra prej çokollatës dhe vaniljes.

Lifestyle

07/11/2013 13:20

Një çift i apasionuar pas filmave horror zgjodhi një mënyrë shumë origjinale për ta krijuar tortën e martesës, e cila përbëhej nga kokat e tyre të prera, të bëra prej çokollatës dhe vaniljes, pranë të cilave shkruhej me një të kuqe gjaku: “Derisa vdekja të na ndajë”.

Natalie Sideserf, nusja 28 vjeçare që e përgatiti tortën, shpenzoi 40 orë për të realizuar këtë vepër.

Ajo tha se ideja për një tortë të tillë ishte e saja, por u pranua pa mëdyshje edhe nga bashkëshorti, David Sideserf, 30 vjeçar.

“Nuk i tregova asnjërit prej të ftuarve në dasmë për tortën, prandaj ishte vërtetë shumë interesante të shihje reagimin e tyre – të gjithë mbetën të shokuar, por e pëlqyen shumë idenë”.

Megjithatë, gjyshja e saj nuk ishte shumë e kënaqur me tortën.

 

Çifti bashkëshortor – provokator.

 

Gjyshja kishte të drejtë.

 

Me çokollatë dhe vanilje.